Arbana Osmani është një nga moderatoret më të njohura, e cila rrugëtimin e saj në gazetari e ka nisur në Top Albania Radio. Përmes disa postimeve në ‘’Instagram’, Arbana ka treguar se është rikthyer pas 22 vitesh në radion ku nisi gjithçka, e emocionuar dhe me lot në sy. Arbana ka treguar se në 3 korrik të vitit 1999 bëri audicionin e parë në Top Albania Radio, ku u përzgjodh për t’u bërë pjesë e stafit.
Ajo ka sugjeruar që radio të jetë në guidat e qytetit për çdo turist dhe të ri që vjen në kryeqytet, për ta vizituar dhe parë nga afër historinë shumëvjeçare të saj.