“Shembull për çunat shqiptarë”/ Maturanti i propozon në gjunjë të dashurës në mbrëmjen e maturës

Mbrëmja e maturës është një prej momenteve më të bukura të shkollës së mesme dhe që nuk harrohet lehtë. Të gjithë nxënësit ëndërrojnë dhe duan që mbrëmja e tyre e maturës të jetë e bukur dhe e paharrueshme ashtu siç janë edhe kujtimet me njëri-tjetrin. Si vajzat ashtu edhe djemtë kujdesen në çdo detaj që të shkëlqejnë në mbrëmjen e maturës dhe të jenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve.

 Dhe vëmendja e të gjithëve nuk mund të merret më bukur se sa me një propozim ‘Live’ para të gjithëve.Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me dy maturantë. Një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ ALBANIA dhe ka treguar për një propozim që ka ndodhur gjatë festës së mbrëmjes së maturës në një shkollë në Kamëz