I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë ku ditën e sotme temperaturat do të arrijnë në 40 gradë celcius. Ministria e Shëndetësisë ka dalë me disa këshilla për qytetarët, ku këshillon që të shmangin aktivitetet e mundimshme gjatë orëve të drekës, që është koha kur temperaturat arrijnë në vlera ekstremale. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën thirrje se në rast se nuk ndiheni mirë duhet të kërkoni ndihmë ose të konsultoheni me mjekun.
-I nxehti ekstrem, çfarë mund të bëni? Qëndroni larg të nxehtit
-Shmangni aktivitete të mundimshme gjatë orareve më të nxehta të ditës
-Mos lini fëmijët ose kafshët në makina të parkuara
-Kaloni 2-3 orë në ditë në ambiente të freskëta
-Nëse nuk ndiheni mirë kërkoni ndihmë
-Lëvizni menjëherë në një ambient të freskët
-Konsultohuni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen.