Dashamir Dini, babai i artistit të ndjerë, Ergi Dinit ka qenë së fundmi në programin “Rudina”. Teksa po fliste për djalin e tij të ndjerë, ai u përlot. Ai i ka lënë një trashëgimi për të cilën ai dhe vajza, Barbana, po kujdesen që të mos humbasë. Këngët e fundit të Ergit janë një amanet për ta që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë.
“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet-u shpreh I perlotur ai.