Moderatorja Liesa Haxhiasllani ka bërë me dije se prej kohësh nuk i ka takuar prindërit e saj. Ajo thotë se ata ndodhen në Greqi. E prekur dhe plot emocione, Liesa tha se mamanë e saj nuk e ka takuar prej gati më shumë se një vit.
“Nuk i kam takuar ende, mamin nuk e kam takuar gati më shumë se një vit. Akoma nuk është krijuar mundësia sepse jetojnë në një ishull dhe nuk udhëton dot tani. Do të duhet të shtyhet për një tjetër moment“, tha Liesa në emisionin “E ardhmja është vajzë.
Liesa tregoi se gushtin e kaluar ishte testuar pozitive me koronavirus e ndonëse e kishte kaluar në një formë të lehtë, frika dhe ankthi e kishin bërë më të vështirë situatën.