Moderatorja Arbana Osmani ka publikuar një foto në Instastory me partnerin e saj Eduart Grishaj i cili ndodhet në Serbi për të xhiruar filmin e tij shqiptar “Sofia”. Arbana uron partnerin e saj Eduart teksa thotë se është i pari regjisor shqiptar që xhiron një film shqiptar në Serbi.
“7productions dhe Eduart Grishaj duke xhiruar në Serbi një film shqiptar është një emocion më vete. Gjithashtu urime Eduartit tim që qenka regjisori i parë shqiptar që xhiron një film shqiptar në Serbi”,-shkruan Arbana.