Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizzit shqiptar. Modelja dhe futbollisti kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi u përfolën se janë ndarë. Por më pas ishte Oriola e cila ndezi sërish shpresat për një rikthim pas një postimi që bëri në rrjete sociale.
Për më tepër, ata filluan ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, gjë që u pa si një lëvizje për ribashkim. Por së fundmi, ka qenë futbollisti që ka shuar çdo thashethem duke konfirmuar se ata janë bashkë. I ftuar në emisionin “Jashtë Loje”, pranoi se gjithçka është në rregull dhe se është shumë mirë nga ana sentimentale.
“Je mirë nga ana sentimentale?”, ishte pyetja që moderatorja i drejtoi futbollistit. “Pse dukem keq? Nga ana sentimentale jam shumë mirë. Gjithçka është në rregull,” iu përgjigj Eros.