Aktorja e njohur Marjana Kondi ka shprehur publikisht të gjithë dashurinë që ajo ka për jetën. E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka deklaruar se përveç njerëzve dashuron shumë edhe kafshët që po të kishte mundësi, do të blinte një shtëpi me një kopsht shumë të madh.
“Unë jam një nga ato artiste që vetëm dashuroj, vetëm dua njerëz. Sikur të jenë vërtetë edhe njerëzit që të kenë atë karakterin e mirë. Unë jam pafund e dashuruar me shtëpinë time që kam një shtëpi shumë të vogël të kohës së Enverit. E dua pafund bashkëshortin tim, dua fëmijën, mbesën, dua kafshët v d es të kisha një oborr me mace, qen, pula. T’i merrja dhe të punoja. Nëse bashkia krijon qendra për qentë e rrugës unë e lë direkt profesionin dhe merrem me ta. Nuk ka gjë më të bukur sesa të dashurosh kafshët, sidomos qenin, lëre kalin. Unë respektoj çdo mik, çdo shok, nuk flas kurrë keq për ta. Edhe unë jam një ndër to që merrem me thashetheme. Në kllapa e bëj këtë gjë, diku e bëj, po nuk jam njëri që mund të më dali fjala. Dashuroj gjithçka”, tha aktorja.
Më tej, Marjana i shprehu dashurinë bashkëshortit, duke thënë se ai është njëriu më inteligjentë që ka njohur. Madje Kondi me plot humor tregoi edhe një ngjarje që i kishte ndodhur me policinë.
“Të dua pafund! Ka atë inteligjencën e mirë që nuk e ka njëri, jo këtu në Shqipëri, po edhe në botë. Ai ka mbaruar studimet në Gjermani dhe ata gjermanët luteshin që të rrinte të punonte në bankat e Frankfurtit. Edhe ne ishim atje në 89 deri në ’92. Edhe është i mirë, është i qetë. Mua më stopon në gjërat, ama edhe pa mua nuk bën dot. Një herë e kapi po licia dhe po ecte me shpejtësi. Edhe më thoshte mua: ‘Shpejt, shpejt foli’. Nuk dua i thoja se kishim gjithë kohën që i thoja mos ec shpejt, po donim të arrinim në një vend. E kapi po lici dhe ia vuri gj obën, ky që më thoshte i thoshte i thuaj. Unë nuk doja nga inati dhe u bë një mish mash. Derisa zgjata kokën unë te p o lici. ‘Respekt’, tha po lic i”, rrëfeu ajo.