Mund të jetë e vështirë për t’u besuar por burrat priren të dashuroren më shpejt sesa gratë. Një studim zbuloi se burrat thonin të dua më herët se sa gratë dhe arsyeja mund të jetë biologjike. Kjo shpesh lidhet me tiparet e personalitetit të burrave, për të qenë më këmbëngulës dhe udhëheqës.Burrat janë të parët që zakonisht bëjnë hapin e parë.
Burrat shpesh deklarojnë dashurinë e tyre pas vetëm disa javësh, në krahasim me gratë që priten të jenë shumë më të kujdesshme dhe presin disa kohë para se të shprehin ndjenjat e tyre.
Përkundër kësaj, kur burrat dashurohen ata lidhen më shumë në një marrëdhënie sesa gratë. Për shkak të kësaj, mendohet se burrave iu duhet më shumë për t’u rikuperuar nga një ndarje sesa bëjnë gratë.