Rudina Dembacaj ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj, Aleksandrin. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin. Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk kanë ngurruar që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në Instagram.
Kjo marrëdhënie kaq miqësore ju ka rënë në sy edhe ndjekësve të Rudinës. Për këtë arsye ata kanë nisur t’i kërkojnë këshilla se si i ka ruajtur kaq mirë raportet me ish-in.
“Cili është sekreti që ke marrëdhënie të mirë me ish-partnerin?”, e ka pyetur dikush.
“Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri vari lesht. Faleminderit!”, i është përgjigjur aktorja.