Shpesh shohim në rrugët e qytetit nëna që kalojnë me fëmijë në karrocë, të cilat kanë dalë në kohë të nxehtë. E kemi vënë re të gjithë, që për të shmangur diellin e fortë që mund të jetë në atë orë të ditës, nënat e mbulojnë fëmijën me një napë të bardhë. Ky është gabimi më i madh.
Sipas Svante Norgren, mjek në spitalin pediatrik të Stockholm, është shprehur se pavarësisht dëshirës së mirë të nënës për ta mbrojtur nga rrezet e diellit, kjo gjë nuk është në të mirën e tij, pasi shkakton qarkullim të dobët të ajrit dhe pengon nënat të shohin fëmijën e tyre. Ai ka bërë një eksperiment të vogël.
Ka marrë dy karroca, një të mbuluar me napë dhe tjetrën të pambuluar, dhe i ka lënë për rreth 90 minuta në diell, nga ora 11:30 deri në 01:00. Në përfundim, ai mati temperaturat në të dyja karrocat ku rezultoi se në karrocën e pambuluar temperatura ishte 22 gradë, ndërsa në karrocën e mbuluar me napë temperature ishtë 37 gradë.
Prandaj prindër, kini kujdes herën tjetër nëse dilni me fëmijë tuaj me karrocë në vapë, mos e mbuloni as me një napë të hollë.