Në këtë edicion të “Këngës Magjike” Eneda Tarifa konkurron me një duet shumë të veçantë me këngëtarin italian, Walter Ricci. Për të gjithë ata që se njohin, Walter Ricci është një kantautor dhe producent i njohur me pasion për “Jazz” dhe piano, ka performuar në shumë skena botërore dhe ka kënduar me Michael Buble e Mario Biondi. Vokalist në “Domenica IN”. Ricci dhe në 2016-tën është shpallur fitues i festivalit “New Wave” në Rusi.
Rikthimi i Enedës në “Kënga Magjike” e habiti jo pak publikun,për shkak se 2 vite më parë ajo fitoi çmimin e madh me këngën “Ma zgjat dorën”. Së fundmi në një intervistë për “Abc e Pasdites”, ajo ka sqaruar arsyet e këtij vendimi.
“I ka ndodhur Aurelës që pasi fitoi çmimin u rikthye prapë. Pjesëmarrja ime në Kënga Magjike është një detyrim moral artistik ndaj të vetmeve veprimtari, aktiviteteve muzikore që kemi në Shqipëri. Unë jam në garë’’, tha Eneda.
Ndërsa artisti italian u shpreh se që në fillim ka pasur një mendim shumë pozitiv për Enedën dhe mbi të gjitha i ka pëlqyer performanca e saj në “Eurovision”, kur përfaqësoi Shqipërinë. Dy këngëtarët treguan se pas përfundimit të “Kënga Magjike” do të sjellin versionin në gjuhën italiane
Gjithashtu këngëtari italian tha se janë duke menduar një bashkëpunim edhe për në San Remo.
“Ne do të bëjmë një provë për në San Remo”, tha Walter.