Një nga lajmet më interesante të botës së showbizit të ditëve të fundit, ishte që kantautori Pirro Çako u bë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij sollën në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus. Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.
Mësohet se partnerja e Çakos punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Tashmë që janë bërë prindër, mesa duket axhenda e tyre vijon me një përkujdesje për linjat dhe shëndetin e tyre.

Paparazzi e ka fotografuar pak ditë më parë Pirro Çakon dhe partneren e tij te Liqeni artificial i Tiranës.
Të veshur me tuta sporti dhe atlete, ata duken të përkushtuar për të qëndruar në formë të mirë fizike. Pirro ka edhe një djalë tjetër, Anthony, nga martesa me Inva Mulën.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.