Moderatorja e njohur e ‘Top Channel’, Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit në rrjetin social Instagram një album me foto nga festa e Abetares së djalit Arbor. Zemani shihet me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin Vin Veli.
“Festa e Abetares
Sa shpejt u rrite o Arbor! Për çdo gjë të re tënden mendoj “kjo është dita më e bukur e jetës”. Edhe sot e mendova…të paktën për gjysmën e festës që arrita të qetësohesha se në fillim çdo gjë ishte turbull nga lotët dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi për ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, të dua pafund!
Mezi pres ditët e tjera më të bukura të jetës që mi dhuron vetëm ti”, shkruan Bora.