Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamjet nga Pediatria e re në QSUT, ndërsa e konsideron si një investim të shumëpritur. Sipas kreut të qeverisë, Pediatria e re do të sjellë shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët.
“Mirëmëngjes dhe me Pediatrinë e Re të Tiranës, një investim i shumëpritur për shërbimin shëndetësor me standarde optimale për fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.