Vjen lajmi i keq për të gjithë fansat e serialit “Doktori i Mrekullive”. Ja çfarë pritet të ndodhë në vazhdim

Serialit të njohur turk “Doktori i Mrekullive”, i cili po transmetohet aktualisht edhe në Shqipëri, i ka ardhur fundi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e këtij seriali që ka njoftuar se më datë 27 maj do të transmetohet finalja e tij. Mësohet se shkak për përfundmin e serialit që theu rekorde shikueshmërie është bërë aktori Taner Olmez, ose siç njihet me emrin Ali Vefa. Ai është shprehur se duke qenë se ka patur peshën kryesore, është lodhur nga ky rol dhe nuk mund të vazhdojë më.

Ky lajm i ka mërzitur dhe zemëruar shumë fansat e tij pasi nga rrjedha e serialit nuk pritej kaq shpejt finalja dhe për më tepër shikueshmëria ishte shumë e lartë. “Kemi ardhur në fund me historinë tonë, ku do të tregojmë se individët me autizëm kanë të drejtën të jetojnë si të gjithë ne. Aliu ynë u rrit dhe i bëri ëndrrat realitet. Ne qeshëm me të, lotuam me të dhe kuptuam çdo të thotë të jesh njeri. Është koha t’i themi lamtumirë me të gjithë mrekullitë që ka bërë. “Doktori i Mrekullive” do të jetë me ju për herë të fundit në 27 maj. Ju falenderojmë dhe jemi mirënjohës”, shkruhet në faqjen zyrtare të serialit.