Ledjana dhe Mevlani u larguan dje përfundimisht nga “Për’puthen” mes emocionesh shumë të forta. Edhe pse në fillim thanë se nuk ishin të sigurtë nëse duhej të dilnin bashkë, në fund ata sqaruan gjithçka dhe dolën nga programi pasi i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit. Mirëpo puntata e djeshme është xhiruar ditë më parë dhe aktualisht gjërat mes Mevlanit dhe Ledjanës nuk po shkojnë fare mirë. Para paj ditësh ne vumë re se ata nuk ndiqeshin më në Instagram e nuk i kursyen disa thumba për njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Siç duket raportet nuk janë rregulluar dhe ata vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin. Përmes një mesazhi të gjatë në Instagram, Ledjana ka shpjeguar pas transmetimit të “Për’puthen” se si është për momentin marrëdhënia me Mevlanin. Ajo lë të kuptohet se gjërat mes tyre për momentin kanë marrë fund, por mund të kemi ndoshta dhe një rregullim të raporteve.
“Se fundmi do shkruaj per Mevlin. Sic dhe ju e keni pare une dhe Mevlani nuk ndiqemi me ne rrjete sociale pasi jemi zene ,por mendoj qe kete ta diskutoj ne nje moment te dyte pasi e di qe dhe ju e meritoni nje shpjegim.Puntata qe ju pate sot ka dite qe eshte xhiruar dhe ne vazhdim kam marre shume sms nga ju, mesazhe qe me komplimentonin, njerez qe me me quanin aktore apo edhe nga ata te tjere qe me mbeshtesnin pasi kishin kuptuar stepjen time dhe faktin pse gjate gjithe ketij rrugetimi kam patur nje sjellje te tille .Di te them vetem dicka ,aktor ose te vertete ne fund te dites me teper sesa ju qe na mbeshtesni jemi ne te fi dy , une dhe Mevlani ata te cilet lendohemi dhe i perjetojme gjerat me keq, e di qe shumica nga ju deshironi qe ne te jemi bashke ama realiteti eshte se ne jemi thjesht kalimtare ne jeten tuaj ,2 kalimtare te cilet si bashke si te ndare nje te neserme do harrohen nga mendja juaj pasi jeta e secilit prej jush vazhdon.Do keni kaq shume halle a probleme saqe sdo keni kohe as per te menduar me per mua dhe Mevlanin.Po ne fund te dites kush lendohet ? Une dhe ai. Pra , arsyeja perse e shpjegova kete eshte se si bashke apo te ndare asnjeri nga ne te 2 nuk ka aktruar, i kemi perjetuar ato emocione njesoj si ju dhe ndarjen e perjetojme me keq se ju. Ne skemi qene pjese e nje filmi ku te kishim ndonje rol qe duhej te putheshim ne buze apo duhej ti benim surpriza njeri-tjetrit. Kemi qene pjese e nje reality shoë ku kemi vepruar sic e kemi ndjere dhe kaq. Gjithcka ka qene dhe mbetet e vertete, por pjesa sesi ju i perjetoni gjerat, iluzionet qe krijoni eshte ne varesi te secilit prej jush”, shkruan Ledjana.