Para pak ditësh, Sindi zbuloi se ka lënë përfundimisht “Për’puthen”. Ajo tregoi se ka vendosur të largohet dhe se gjithçka do e shpjegonte me një video. “Mendoj se e meritoni nje shpjegim per mungesen time ne studio. Po, eshte e vertet. Nuk jam me pjese e Per’puthen. Shume shpejt do te vij me nje video qe shpjegoj gjithcka… Deri atehere, ju. Falenderoj per cdo mbeshtetje qe me keni dhene ne kete rrugtim sa te gjate aq edhe te veshtire. Ju dua pafund dhe sigurisht nje falenderim i vecante shkon per shqipet e Kosoves dhe Diaspores qe gjithmone kane qene mbeshtetja ime, edhe kur isha me e gjykuara”, shkroi Sindi në një postim në InstaStory.
Ajo nuk zbuloi se cila ishte arsyeja, duke qenë se kohët e fundit ajo ishte shfaqur shumë e afërt me Blerimin. Mirëpo në një intervistë të dhënë sot për “Shqipëria Live”, ajo është shprehur se 1 javë në emision nuk do të bënte diferencë për të, përderisa ajo nuk e gjeti dashurinë për muaj me radhë. Gjithashtu ajo tha se është ndjerë e përdorur nga Murati dhe se nuk ja mori askush, sepse ai nuk ka qenë kurrë i saji.
“Një ndër arsyet kryesore është se jam në sezon provimesh, në vitin e fundit dhe duke i dhënë më shumë kohë vetes, kisha një provim të hënën dhe u njoftova nga universiteti, më thanë pastaj që tampon nuk është i vlefshëm dhe duhet të qëndroja 2 javë në karantinë.Një ndër arsyet kryesore ishte shkolla. Unë sërish nuk e gjeta dashurinë, për 1 javë nuk do bënte ndryshim. Pata shumë momente që më rrahu zemra, por nuk u konkluduan si lidhje. Ka qenë Murati dhe Loco. Muratin nuk ma morën se nuk ishte kurrë i imi. Jam ndjerë e përdorur nga Murati. Deri diku në takimet me Muratin ishin se nuk ndjeja siguri tek ai dhe askush nuk më besonte”, tha Sindi.