Muzikanti Pirro Çako është bërë baba për herë të dytë në fshehtësi të plotë. Por miqtë ia kanë nxjerrë sekretin, pasi kanë ndarë me njëri-tjetrin këtë lajm të bukur në jetën e Pirros, madje disa janë habitur, duke qenë se ai ndonjëherë e kishte shprehur hapur se nuk kishte plane për fëmijë tjetër, pas Anthonyt.
Por ja që ‘kurrë mos thuaj kurrë’ vlen të përmendet dhe në rastin e kantautorit, i cili ka qenë shumë produktiv në muzikë, duke qenë se sapo ka publikuar krijimet e tij të albumit ‘Çelu’ të Elvana Gjatës. Ky titull i shkon përshtat edhe momentit të tij të jetës, pasi është bërë baba për herë të dytë në moshën 55-vjeçare i djalit që e ka pagëzuar me emrin Amadeus. Partnerja e tij ka sjellë në jetë pak javë më parë djalin e tyre, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tij.
Çifti u fotografua nga paparazzi i “Panorama Plus” në maj të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Të kombinuar në veshje dhe shumë të lirshëm, në foto ata dukeshin se vërtet janë bërë për njëri-tjetrin. Historia e tyre u zbulua pak kohë më parë në një darkë VIP, të organizuar në Jug nga miku i tij, Ardit Gjebrea, ku Pirro Çako kishte zgjedhur të shkonte çift.
Mësohet se ajo punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai. Për jetën private Pirro kishte kohë që nuk fliste, por vendosi të thoshte dy fjalë në programin ‘E diela Shqiptare’.
Vajza, e cila flitet se punon pranë një Gjykate në Tiranë, ishte miqësuar në shoqërinë mes artistësh të Pirros, ku përveç familjes së Gjebresë, ishin edhe Juliana Pasha me bashkëshortin, Altin Llakajn, çifti Venera Lumani e Lind Islami, Olsi Bylyku etj. Kjo nënkuptonte se Pirro e merr gjithmonë me vete të dashurën në festat ku zgjedhin të shkojnë çift.