“Jam me fat që të kam ty dhe babin…”. Këngëtarja Irini Qirjako nuk i mban dot lotët nga mesazhi i së bijës

Këngëtarja Irini Qirjako është emocionuar së fundmi në programin ‘E ardhmja është vajzë’. Ajo ka marrë një mesazh nga vajza e saj. Në rubrikën “Djemtë e jetës time”, këngëtarja u përlot nga fjalët e ëmbla të Riviolës e cila punon si mjeke prej vitesh në Gjermani. Më parë, Irini ka treguar se Riviola është vajza e saj e vetme dhe se është një djalë dhe vajzë për të.

 Po më jepet dhe njëherë mundësia të të them dhe njëherë publikisht të të them se të dua shumë. Ti dhe babi jeni të dy prindër të jashtëzakonshëm, jam më shumë fat që iu kam dhe e falënderoj Zotin çdo ditë për këtë. Kur isha e vogël më merrje në të gjitha shfaqjet e Teatrit të Operas dhe Baletit, falë teje u dashurova me muzikën klasike dhe popullore.