Në puntatën e transmetuar ditën e djeshme, Antonela dhe Saimiri zhvilluan takimin e parë së bashku. Gjatë bisedës që ata kishin, Saimiri tha i bindur se do të arrijë ta bëjë për vete Antonelën. Për më tepër nuk munguan as çokollatat. Nga ana tjetër, ai foli i dyzuar në studio pasi tha se “edhe ka edhe s’ka kimi”.
Gjatë takimit, Antonela vendosi të bëjë një trajtime estetik gjatë trajtimit dhe konkurrenti e priti jashtë. Ky veprim i Saimirit u komentua nga konkurrentët e tjerë si “veprim i ulët i Antonelës”.
“Të la si zar, prite gjysmë ore, u tall me ty”, i tha Sara.
“E di unë çfarë bëj, është puna ime në takimin tim”, iu përgjigj Antonela.
Kujtojmë se Antonela po ashtu ka realizuar para pak kohësh takimin e dytë me Atdheun. Gjithçka mes tyre nisi shumë mbarë dhe me mjaft skena romantike. Madje Antonela dhe Atdheu nuk nguruan të flisnin për fantazitë seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjatë takimit ata gatuan, por në fund mjaftoi një mesazh i ardhur në celularin e Atdheut që të prishte të gjithë magjinë.