Shumë thashetheme kanë qarkulluar lartë e poshtë ku thuhej se Mevlani është i martuar në Gjermani. Mirëpo së fundmi ai e ka sqaruar këtë gjë ku në fakt e pranoi këtë lajm të bujshëm. “Kam qenë i martuar për letra si çdo emigrant por nuk kam qenë kurrë i dashuruar me këtë person”, tha Mevlani në program.
Kujtojmë se në muajin mars, pas shumë takimesh Ledjana dhe Mevlani u deklaruan vetëm për njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Tashmë marrëdhënia mes tyre është akoma më e fortë dhe dita ditës dyshja afrohen akoma më shumë bashkë. Në rrjete sociale ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetri dhe nuk mungojnë dedikimet e dashurisë.