Cilët janë të “përkëdhelurit” e Ramës që kanë marrë më shumë vota preferenciale, ja më pak i preferuari

Teksa gara mes subjekteve politike tashmë ka përfunduar dhe PS është fituese e zgjedhjeve të 25 prillit, tashmë gara është ndezur brenda llojit, ku secili kandidat për deputet nga PS, PD apo dhe LSI janë nën ethet e numërimit të votave preferenciale. Për tu ndalur pikërisht te emrat e ministrave që garuan për një mandat deputeti, më i votuari është zv/ kryeministri Erion Braçe ndërsa më pak i votuar është Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë.

Votat që ka marrë kabineti qeveritar dhe zona ku kandidojnë:

Zv/ kryeministri Erion Braçe në Fier –  13 533 vota

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Korçë – 11 426 vota

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Gjirokastër – 11 932 vota

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në Korçë – 4 740 vota

Ministrja e Financave Anila Denaj në Vlorë – 6428 vota

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në Tiranë – 10 809 vota

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Elbasan – 4259 vota

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Tiranë – 3351 vota

Ministrja e Kulturës Elva Margariti – Nuk ka kandiduar

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në Durrës – 1 626 vota

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë – 4 672 vota

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në Berat – 11 186 vota

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në Tiranë – 3698 vota

Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë – 1394 vota

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Tiranë – 6069 vota

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Tiranë – 5252 vota