Vijon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në rang vendi. Deri më tani me kutitë e hapura, vendin e parë si më i votuari është numri 2 i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili ka lënë pas për momentin edhe kryeministrin Edi Rama. Edhe pse ky i fundit ka bashkë votat e dy qarqeve.
Në “top 5” më të votuarit, qëndron ‘stoik’ një demokrat, Flamur Hoxha, kandidat i Partisë Demokratike në Kukës.
Lista mbizotërohet nga socialistët.
LISTA e 10 më të votuarve:
Taulant Kasem Balla PS Elbasan 11641
Edi Kristaq Rama PS Vlorë 11207
Niko Aleks Peleshi PS Korçë 10712
Saimir Shpend Hasalla PS Elbasan 9638
Flamur Lutfi Hoxha PD-AN Kukës 9159
Aurora Xhavit PS Dibër 9133
Blendi Pellumb Klosi PS Berat 7870
Dashnor Riza Sula PD-AN Elbasan 6925
Luçiano Dhimitër Boçi PD-AN Elbasan 6101
Damian Lekë Gjiknuri PS Vlorë 5864