Mënyra më e mirë për të lùftuar dhe zmbrapsur Covid-19 është përgatitja e sistemit tuaj imunitar. Mes të gjitha shqetësimeve dhe problematikave, shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që marrin multivitamina, omega-3, probiotikë ose shtesa të vitaminës D mund të jenë më pak të ŗrezikuar nga infektimi me Covid-19, sipas Helthsite.
A funksionon kjo edhe për burrat?
Sipas hulumtimit, gratë që marrin probiotikë treguan një rŗezik 14% më të ulët të infeksioneve, ndërsa acidet yndyrore omega-3 zvogëluan ŗrezikun me 12%. Multivitet dhe vitamina D shoqëroheshin përkatësisht me një ŗrezik prej 13% dhe 9% më të ulët të infeksionit SARS-CoV-2. A mund qëndrojnë edhe burrat të sigurt nga koronavirusi duke marrë multivitamina, omega-3, probiotikë ose shtesa të vitaminës D? Kjo është e paqartë.
Për më tepër, marrja e shtojcave shumë të reklamuara të vitaminës C, zinkut ose hudhrës nuk uli ŗrezikun e infektimit nga virusi, treguan gjetjet e botuara në revistën BMJ Nutrition Prevention & Health.
Shtesat dietike mund të ndihmojnë vetëm në rritjen e imunitetit. Shtesat dietike mund të ndihmojnë për të patur një sistem të shëndetshëm imunitar, por nëse shtesat specifike mund të shoqërohen me një ŗrezik më të ulët infektimit me Covid-19 nuk dihet, thanë studiuesit. /tvklan