Ardhja e Zahos në jetë i ka ndryshuar krejtësisht jetën Edi Ramës. Në emisionin “E diell”, ku ishte përballë Edi Manushit, foli për marrëdhënien me të duke treguar se perceptimi i tij për fëmijët përpara se të njihej me të, ishte ajo e fëmijëve që qanin në avion. Në rrëfimin e tij, Rama thotë se mendonte se ishte e tm errshme ta përballoje këtë gjë, por Zaho i ka ndryshuar jetën.

“Për fëmijët e vegjël kisha vetëm një perceptim, perceptimin e atyre që qajnë në avion. Më dukej që të përballoje…ideja ime ishte që qanin gjithë ditën. Më dukej…Zaho më ka ndryshuar jetën,” tregon Rama.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.