Luana Vjollca ka rikthyer fokusin te muzika. Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka udhëtuar këto kohë drejt Prishtinës, për të punuar këngët e reja të saj.“Prive” ka mësuar se aktualisht Luana ndodhet në Prishtinë, jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez.
Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.