Gjatë emisionit moderatorja Rudina Magjistari është përlotur teksa ka folur për babain e saj i cili ka humbur jetën. Në emision ka qenë i ftuar këngëtari Vlashent Sata i cili promovoi këngën e tij më të re ‘Frymë’, dedikuar babait të tij. Pasi është transmetuar klipi, Magjistari shihet me një shami në dorë dhe e përlotur. ‘Unë e kam humbur babain shumë vite më parë dhe kjo këngë më zgjoi shumë mall’- u shpreh ajo.
Gjatë vijimit të intervistës kur Sata po fliste rreth klipin, Magjistari vazhdoi të përlotej teksa këngëtari përshkruante momentet e fundit me babain e tij.