Moderatorja e njohur, Oriela Nebijaj e cila është pozicionuar e 18-ta në listën e kandidatëve për deputet të PD në zgjedhjet e 25 prillit, në qarkun e Tiranës, ka shtangur në emisionin e sotëm Wake Up, teksa ka pasur të ftuar në një lidhje Skype drejtorin e departamentit të vaksinave në kompaninë “GeoVax”, Arban Domi.
“Çfarëdo që të them sot të mos e përdorni për fushatë”, i tha Domi-Orit, duke e habitur pa masë këtë të fundit. Por e gjitha ishte në kuadrin e shakasë dhe virologu i njohur e uroi moderatoren për angazhimin e saj politik.
Biseda e plotë
Domi: Para se t’i përgjigjesha pyetjes doja të bëja një pakt me ju Oriela, që çfarëdo që të them sot të mos e përdorni për fushatë.
Ori: Unë?
Domi: Po
Ori: Rri i qetë
Domi qesh: E them sinqerisht, suksese
Ori: Faleminderit
Isli: Na trembe
Ori: Po (qesh) thashë…
Domi: Thjesht për t’u uruar
Ori: Faleminderit shumë