Njëri në ‘Portokalli’, tjetri te ‘Kosherja’! Cilin emision shohin Salsano dhe bashkëshortja të dielave?

Moderatori dhe aktori i njohur Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij, Erjona Kakelin, gjithashtu aktore, janë prej dy javësh rivalë. Kjo pasi Erjona  është aktore në emisionin më të ri të humorit. “Kosherja” në “Abc News”, ndërkohë Salsano ka vijuar të jetë pjesë e “Portokalli-së”.Duke qenë se dy emisionet transmetohen pothuajse në të njëjtën fashë orare, mes dyshes ekziston një lloj “konkurrence”.

Por, ata vetë cilin program ndjekin të dielave? Ditën e sotme, Erjona ka qenë e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” ku ka treguar se në shtëpinë e dyshes ndiqet “Kosherja”.

Dhe kjo ka një arsye. Duke qenë se Salsano ka vite në atë punë, Erjona meriton pak më shumë vëmendje, duke treguar se Salsano është kritiku personal i aktores.

“Me thënë të drejtën me që ‘Kosherja’ fillon në 8:30 shikohet ajo. I thashë unë e shikoj në telefon se kam shkarkuar ABC, ndërsa ti shikoje në televizor. Por jo nuk më la, e shohim në tv “Kosheren” meqë ka vetëm 2 javë që ka filluar. Salsano ka 21 vjet që më njeh si aktore përpos që kemi 16 vite bashkë. Është fansi im si aktore, është shumë kriktik, nuk jemi marrë fare me idenë e “Portokallisë” apo që jam unë këtu. Duhet që dikush të rrinte me dy gocat dhe njëri prind duhej prandaj unë jam marr me teatër.

Në “Kosheren” e parë më tha je super aktore, në të dytën sa t’ja marrësh dorën ta shijosh. Kisha një lloj ngërçi me thënë të drejtën. Ne jemi mësuar në teatër me 40 ditë prova. Plus që të mungon spektatori”, tregoi Erjona.