Konkurrentja e re, Aristela është futur në trekëndëshin e dashurisë mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës. Pasi ajo është shprehur e gatshme t’i sfidojë dy vajzat për të fituar zemrën e Mevlanit.Së fundmi, konkurrenti ka publikuar një foto së bashku me Artistelën në rrjetin social “Instagram”, të veshur kuq e zi, mirëpo të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Antonelës.“Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.Kujtojmë se para pak ditësh, Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë.
Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e kishte ofenduar.Gjatë një lidhje live në emision, Antonela e cilësoi Ledjanën si burrë me buzë të bëra, diçka që kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.
Më herët në “Për’puthen” u transmetua video e një lope xhiruar nga Antonela dhe kjo e fundit shprehej:“Ua konkurrentja e Për’puthen”.Për këtë video të gjithë ju kthyen kundër Antonelës, sepse e cilësuan si një ofendim për vajzat, për Aristelën dhe Ledjanën.
Mirëpo, Antonela tha se nuk e kishte për asnjërën nga vajzat videon dhe ju kërkoi falje në rast se ndonjëra prej tyre ishte ndjerë keq prej saj.

ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.