Ish portieri i njohur i bashkohet “Për’puthen”. Emri

Mesa duket në program do të ketë hyrje të reja. Të paktën këtë kuptuam nga postimi i ish-portierit Elton Maksuti. Ka qenë vetë futbollisti ai që ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij, nëpërmjet një fotoje. “Ju ftoj të më ndiqni në emisionin “Për’puthen” në ditët në vazhdim në Top Channel”, ka shkruajtur Eltoni në postimin e tij. Ndërkaq, fansat e programit janë kuriozë të zbulojnë se kush do të largohet, pra vendin e kujt do të zerë në program ish futbollisti.