Ai është padyshim një ndër artistët më në zë të botës së muzikës shqiptare dhe njëkohësisht bashkëpunëtor në programin “Shqiptarët për shqiptarët”. Këngëtarin Sidrit Bejlerin e shohim shpeshherë në rrjetet sociale, ku është mjaft aktiv dhe ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria. Sidriti poston foto mjaft të rralla nga fëmijëria, mirëpo së fundmi e ka bërë një përjashtim duke ua shuar kuriozitetin fansave të tij se si dukej kur ishte fëmijë.
“Na ishte njëherë…1978”, – shkruan artisti krahas fotos bardhezi nga fëmijëria
Reagimet kanë qenë të shumta, ku disa nga ndjekësit i kanë shkruar se ai nuk ka ndryshuar fare e disa të tjerët i kanë vënë në dukje flokët.
Kujtojmë se Sidrit Bejleri u bë baba për herë të tretë në qershor të vitit 2019. Në atë periudhë ai nuk nguroi të ndante me publikun emocionet e para dhe lumturinë e përjetuar:
“I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, – tha Sidriti.