Kryebashkiaku Erion Isai ka kurorëzuar dashurinë me partneren e tij Ajlin, me të cilën ka dhjetë vite dhe dy vajza, Ajër dhe E’dua. Sot në 10-vjetorin e lidhjes, bashkëshortja vendosi të surprizonte Isain në formën më të veçantë. Ditën e sotme Erioni ishte njoftuar nga stafi i bashkisë që drejton se do të celebronte një çift dhe atëherë kur nuk e priste para tij u shfaq e veshur me fustan të bardhë nusërie partnerja, Ajlin Petrela.
Kështu, më në fund ata të dy kanë arritur të realizojnë dasmën e tyre, për të cilën kishin shprehur dëshirën prej kohësh.
“10 vjet bashkë @ajlin_petrela ❤. Fryma e dhjetë viteve, të ikura si stinë, më kanë sjellë në jetën time 3 vajzat e mia. ❤. I bekuar, përkëdhelur, mbushur, plotësuar, e me plot dashuri.”, ka shkruar Erion Isai përkrah fotove të surprizës.