Antonela-Mevlani dhe Lediana janë trekëndëshi më i komentuar në emisionin “Për’puthen”. Dy vajzat kanë shprehur hapur pëlqimin e tyre për Mevlanin dhe kanë debatuar shpesh për të. Mirëpo së fundmi, duket se Antonela i deklaroi çift Mevlanin dhe Ledianën, duke hequr dorë nga konkurrenca për të fituar zemrën e tij.
Në një lojë në Instagram, ku duhet gjetur kush do dalë çift nga programi, Antonela ka komentuar: “Ledjana-Melvan. Ku mund ta marr dhuratën unë?”
Pra, Antonela qenka e bindur që dyshja do të dalin çift nga programi, megjithatë, siç është bërë e udhës të thuhet tashmë në “Për’puthen”, kjo gjë “mbetet për t’u parë”.