Meadow Walker, vajza e aktorit të ndjerë Paul Walker, ka hedhur tashmë hapat e parë në modeling. 22 vjeçarja ka realizuar sfilatën e saj të parë, për brandin e njohur “Givenchy”. Ajo ka shkëlqyer në parakalimin e saj në pasarelë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e shtëpive të tjera të modes apo brandeve të njohura.
Pritet që vajza e aktorit të kthehet në një ndër emrat më të kërkuar në botën e modës, si Gigi Hadid dhe Kendall Jenner.