Ish-zv.ministri socialit i Mbrojtjes, Dritan Hila ka siguruar një vend për kandidat për deputet por këtë herë kundër ish-shefit të tij Edi Rama. Hila do të kandidojë në Durrës në siglën e partisë “Lëvizja për Ndryshim” të Jozefina Topallit. Gazetari dhe analisti Hila renditet i treti në listën e kandidatëve të Durrësit, që kryesohet nga Jozefina Topalli dhe i dyti Lorenc Aleksi.
“Lëvizja për Ndryshim” është nga partitë e para që ka dorëzuar këtë të hënë në KQZ listat me emrat për kandidatët për deputetë.
Kryetarja e Partisë Jozefina Topalli, kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.
Ora 24.00 e datës 8 mars është edhe afati i fundit i vendosur nga KQZ.