Një prej vajzave më të komentuara në Për’Puthen ka qenë edhe ish-konkurrentja Ana Lleshi. Ana bëri bujë pas skαndalit të fotove me Arjonin dhe më pas u përjashtua. Por çudia më e madhe zgjat vetëm 3 ditë thotë populli! Ana tashmë ka filluar punë në Top Channel dhe madje pikërisht në Përputhen ku u fut fillimisht si konkurrente.
Vetë autorja e emisionit Olsa Muhameti ka zbuluar se Ana ka nisur punë si gazetare në Përputhen ku merret dhe i ndjek nga pas konkurrentët me takimet e tyre.
“Qfar osht tu ndodh me Ana 1 që është gjithkund në prapaskenë me ju dhe në xhirimet e takimeve?”, pyet një nga ndjekësit Olsën. “Le ta themi dhe këtë…@callmebeba është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”, u përgjigj Olsa.