Pas përfundimit të spektaklit, dy të rinjtë, Meri Murrizi, vajza modele nga Elbasani arriti t’i fitonte zemrën ‘princit modern’. Ditët e fundit kanë gjetur kohë për veten dhe po mundohen ta shijojnë vetëm për vetëm si një çift i vërtetë. Është Saimiri i cili ka publikuar një foto më në krah të dashurën e tij. “Çift, dashuri”, ka zgjedhur këto fjalë për të përshkruar foton “Princi”.
Kujtojmë se çifti është në shenjestër të publikut dhe në rrjet qarkullojnë hipoteza se gjithçka është të kuadër të një show televiziv dhe nuk janë aspak një çift i vërtetë. Fotot e përditshme të dyshes po vërtetojnë të kundërtën, por e vërteta i mbetet kohës ta vërtetojë.