Shumë qytetarë i replikojnë shpeshherë kryeministrit Rama në profilin e tij. Së fundmi, dikush i ka shkruar kryeministrit në lidhje me lokalet që janë plot në këtë kohë pandemie. Gjithashtu, qytetari ndalet dhe te urbanet që janë plot.
“Ke ndonje koment per keta gjobevenesit qe vendosin gjoba ne trotuare per maske? Kurse nga ana tjeter lokalet jane plote, ne ambjent te mbyllur dhe pa maska. Perhapja e virusit e sigurte. Urbanet gjithashtu plote. Kurse ne trotuar vijojne masat e forta ne lµften ndaj virµsit! Gjobit njerezit kot pa lidhje, thua se aty qendron problemi, ne trotuar! Nuk i bie dot gomarit i bie samarit dmth” shkruan ai.
Kryeministri replikën qytetarit në Facebook ia ktheu me ironi.
“Nuk e dimë si pihet kafja apo si hahet pica me maske, nese e ke gjetur nje zgjidhje te lutem ndaje me ne” shkruan Rama.