2 automjete janë përplasur mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas raportimeve të para mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të Zaranikës. Mjetet, njëri tip “Golf”, i cili drejtohej nga një 23 vjeçare dhe tjetri Furgon pasi janë përplasur me njëra tjetrën kanë humbur kontrollin dhe për pasojë kanë dëmtuar edhe një këmbësor.
Njoftimi i Policisë. Në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, mjeti tip “Golf”, me drejtuese shtetasen N.R., 23 vjeçe, banuese në Elbasan, është përplasur me mjetin Fugon, me drejtues shtetasin E.Z., 43 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit, G.K., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, i cili ishte këmbësor, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe drejtuesja e mjetit “Benz”, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.