Andi dhe Melisa nga “Për’puthen” përfliten prej kohësh që janë në një lidhje. Dyshja e kanë mohuar këtë gjë, duke justifikuar deri diku edhe detajet e kapura nga fansat. Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re detajin e radhës. Bëhet fjalë për këmishën e Andit, të cilën e kishte veshur gjatë një interviste. E njejta këmishë është shfaqur në Instastoryt e Melisës, e veshur nga vetë ajo.
Aludimet rreth tyre kanë arritur deri në pikën sa mendohet se dy të rinjtë në fakt bashkëjetojnë, megjithatë me kalimin e kohës ndoshta do e pranojnë publikisht lidhjen e tyre.