Burri e thotë në sy të gruas te Zonja Eni: Epo ç’faj kam unë babai ma la amanet të kem sa më shumë femra në jetë

Maliqi dhe Enriketa janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në G jyq” ku kanë treguar se kanë probleme në martesën e tyre. Keti tregon se ai e trαdhton dhe i sheh shpesh mesazhe nga femrat e tjera tek telefoni i bashkëshortit. Kjo gjë e lën don tepër, kurse Maliqi shprehet se e ka amanet nga babai që të ketë sa më shumë femra.

Ardit Gjebrea: Çfarë paska ky Maliqi?

Eni Çobani: Eh duhet të ketë diçka me siguri.

Maliqi: Unë e kam diçka që baba ma ka lënë amanet dikur, por hajd mo.

Enriketa: Që të ketë një listë të gjatë të gjinisë femërore zoti Ardit.

Eni Çobani: Listë të gjatë në çfarë kuptimi sepse njeriu zgjedh dikë, e dashuron, jeton me të.

Maliqi: Nuk rrija në një vend prandaj, nuk rrija dot me një grua, lëvizja.

Ardit Gjebrea: Edhe e ke trashëgimi nga babi?

Maliqi: Po tani hoqa dorë se e kuptova i thërrita një çikë mendjes.

Enriketa: Amanetin e babit të vet e mban kurse amanetin e babit tim jo.

Ardit Gjebrea: Pse a e mban akoma amanetin e babit?

Enriketa: Deri tani po. Imagjino se sa telashe dhe probleme e halle i kam hapur asaj familjes sime unë duke e pasur mendjen gjithmonë tek zotëria.

Eni Çobani: Si ka qenë bashkëjetesa këto 5 vite? Enriketa: E lodhshme.