Përpara se të “shpërthente” në rrjet skandali Tea-Andi-Bearti, të gjithë ishin kuriozë se çfarë mendonte gjyshi i konkurrentes. Shpesh herë në program, Arjan Konomi i sugjeronte apo kërkonte disi Teas, që t’i prezantonte gjyshit Andin, me të cilin supozohej se doli e “përputhur”. Mirëpo, pjesën që e gjithë historia me Andin ishte lojë, e kemi të qartë të gjithë.
Megjithatë, nuk e dinim që Tea dhe Bearti e kanë nisur kaq seriozisht historinë e tyre. Përveç faktit që Tea tashmë është prezantuar dhe kalon kohë me familjen e Beartit, edhe ky i fundit ka takuar gjyshin e famshëm të Teas.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2021/02/tee-1.jpg?fit=461%2C1024&ssl=1)
E pyetur nga ndjekësit rreth këtij takimi, Tea ka treguar se gjyshi e ka pëlqyer shumë Beartin dhe se ka qenë në dijeni të historisë së tyre prej fillimit.