Konkurrenti braktis Përputhen për Fjorentinën e Big Brother? Kapen në puthje të nxehta!

Vetëm tre javë më parë, emisionit “Për’puthen” iu shtua një konkurrent i ri, Edi Ramhoxha. Megjithëse mori vëmendje në studio dhe së fundmi u bë pjesë e një debati të ashpër me Melisën, duket se Edi s’ka dashur ta vazhdojë më gjatë eksperiencën e tij. Së fundmi, ai është parë në shoqërinë e Fjorentina Halilit, ish-banore e “Big Brother Albania”.

Ka qenë miku i tyre i përbashkët, menaxheri i vip-ave Xhani Demika ai që i ka nxjerrë zbuluar, duke publikuar video të çiftit në momente intime. Ata kanë darkuar në një ambient privat dhe konsumonin verë teksa shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Tani që keni mbaruar programin të dy, lejoheni të dilni nëpër video.”- shprehet Xhani teksa ngacmon çiftin e ri.

Në një moment, ata shfaqen duke shkëmbyer edhe puthje romantike në buzë e duke ‘vulosur’ kështu marrëdhënien e tyre. Ndërkohë, Edi Ramhoxha s’ka bërë ende asnjë njoftim për largimin e tij nga emisioni “Për’puthen”.

Kjo nuk është hera e parë që djemtë largohen pa shumë zhurmë, ndërkohë që fokusi i lajmeve të emisionit qëndron ende tek kontrata ‘e frikshme’ për të cilën foli Andi, kontratë e cila s’të lejonte të largoheshe nga emisioni pa iu përmbajtur rregullave të caktuara në kontratë. Ose thjesht ai e ka bere per ti rene ne sy publikut duke qene se para puthjes askush nuk e kishte fiksuar si emer apo fytyre.