Generda dhe Saimiri patën një takim shumë romantik në ambientet e një qendre estetike, ku shkëmbyen edhe disa puthje. Sigurisht që këto llojë “skenash” nuk janë pritur mirë nga konkurrentet e tjera, të cilat kanë shprehur një llojë xhelozie, përpos faktit që janë mike dhe e respektojnë njëra-tjetrën. Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Xhesi ka theksuar se takime të tilla nuk e bëjnë të ‘fluturojë’, teksa Meri ka theksuar se afrimiteti i tyre i jep pak bezdi.
Generda
Unë kur jam në takim jam aq e emocionuar saqë kur shkoj në shtëpi them pse nuk e shijova aq shumë. Por kemi fatin që i shohim sërish në skenë, i shijojmë akoma më shumë. Unë jam ndjerë shumë rehat, kam pasur mëngjes, dreka, ski, biseda dhe na mungonte diçka më relaksuese.
Xhesi
Nuk dua të bëj opinionisten, nuk dua të komentoj takimet e vajzave të tjera, prisni të komentoj takimin tim. Ne nuk është se fluturojmë kur shikojmë takimet e tjera, ishte takim i bukur.
Po të të ftonte Saimiri në SPA do shkoje?
Mendoj se të bën vendi ku shkon. Ti nëse i di kufinjtë e tu, mund të shkosh edhe në SPA edhe në kishë. Nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Redona
Po të të ftonte Saimiri në SPA do shkoje?
Jo. Unë si Redona nuk shkoj dot në SPA se ndihem shumë në siklet dhe nuk ndihem vetëvetja. Nëse marrëdhënia do bëhet akoma më e fortë, normalisht që po. Por para kamerave është shumë siklet për mua. Nuk e pranoj dot.
Meri
Takimi me Generdën më jep pak bezdi se tani jemi afruar më shumë. Kur i tha që i kishte munguar, të njëjtën gjë më kishte thënë dhe mua.