Kreu i Urgjencës Skënder Brataj është shprehur se varianti i ri i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, pavarësisht përgjigjes zyrtare. Teksa iu referohet të dhënave të fundit për pandeminë, Brataj ka thënë se situata është kritike pasi janë rritur të gjithë treguesit, si rritja e infeksioneve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve.
“Çasti ku jemi është kritik, janë rritur gjithë indikatorët e infeksioneve, të të sëmurëve, të humbjeve të jetëve dhe të shtrimit në spital. Pushimet ishin grumbullimet ulja e temperaturave qëndrimi brenda. Kohëzgjatja ishte mbi 10 ditë. Mendoj që varianti i ri ka ardhur pasi ka një shpeshtim të shpejtë të rasteve si Anglia e vende të tjera. Unë mendoj që virusi është prezent në vendin tonë, pavarësisht përgjigjes zyrtare”.-tha Brataj në “A2”.