Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, ka humbur jetēn pas komplikacioneve nga Covid-19. Disa ditë më parë, këngëtarja braktisi emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up”, pikërish prej gjendjes së rënduar të babait.
“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e ‘Wake Up’, këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, tha moderatori Isli Islami mëngjesin e programit.
Fatkeqësisht ai nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin dhe ditën e sotme u nda nga jeta. Në rrjetet sociale Çiljeta ka vendosur fjongon e zezë, simbol në të tilla raste.
Postimi i plotë
O zemra ime ti, qe dhe nje liber te shkruaj per ty nuk mbarojne fjalet cfare njeriu ke qene ti dhe cfare babai shembullor… Kurre s’me ka munguar asgje qe femije, vetem fale teje. Me dhe cdo gje ne jete, e mbaj mend si tani kur me coje ne kurs anglishteje e italishteje qe femije, kur me coje ne kursin e notit e ne cdo vend tjeter ku kisha une deshire.
Me mbeshtete ne cdo gje hap timin ne jete, te drejte apo te gabuar, per mua ke qene babai ideal dhe jam krenare qe kam mbartur nga ty virtytet me te mira: dashamiresine dhe zemren e bardhe.
Te pakten endrren time me te madhe e realizova, te bera gjysh o zemra ime ti, qe vetem kur te permendja Fernandon reagoje. Inshallah ALLAHU ta ka ruajtur nje vend te mire ne Xhenet afer Profetit tone MUHAMED☝?Te dua pergjithmone babush!??
Ngushëllime familjes!
/News31