Babai i Çiljeta Xhilagës në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID: Është për intubim

Babai i këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga është infektuar me COVID dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmi është bërë me dije sot nga moderatori i “Wake Up”, Isli Islami, i cili tha se Çiljeta ishte e ftuar sot në emision, por për shkak të gjendjes së rënduar të babit, ajo e kishte të pamundur të ishte prezente.

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e Wake Up, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin sëmurë, është për intubim.

Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.