Emisioni reality “Për’puthen” ka thyer rekorde shikueshmërie dhe është kthyer në një ndër emisionet më të komentuar në media e në rrjete sociale. Të rinjtë që po njihen para kamerave me njëri-tjetrin janë personazhet më të njohur të momentit dhe “kostoja” e famës së tyre është fakti që duan apo s’duan, ata komentohen për gjithçka.
Në dy emisione, ky program dating i është kushtuar të rinjve, mirëpo kemi surpriza për “Për’Puthen 3”.
Burime nga “Top Channel” kanë treguar për “News 31” se programi kësaj here s’do t’i dedikohet më të rinjve, por personave mbi 40 vjeç.
Autorja Olsa Muhameti ka menduar ndryshime të mëdha në këtë emision, ndërsa ende nuk kemi më shumë detaje.
Sipas burimeve, audicionet për zgjedhjen e konkurrentëve kanë nisur, mirëpo ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e transmetimit. Megjithatë bëhet e ditur se së shpejti do të publikohet spoti i programit “Për’puthen” me persona mbi 40 vjeç, ku do të mësojmë më shumë për atë që do shohim në ekran.
Ndërkohë, në emisionin aktual vazhdojnë hyrjet e reja, takimet romantike, xhelozitë, pëlqimet e fshehura e të hapura dhe emocionet e bukura të të rinjve, që nuk ngurrojnë t’i shohë e gjithë Shqipëria.